Dr. Jetmir Gashi
Kirurg Vaskular
- Nga Kosova: 044 625 369
- Nga Europa: +383 44 625 369
Cakto Termin
Dr. Jetmir Gashi ka përfunduar ne vitin 2011 studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.Në vitin 2022 ka përfunduar shkollimin specialistik të Kirurgjisë Vaskulare pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Është mjek specialist me përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve Vaskulare
Gjatë shkollimit specialistik por edhe si specialist I Kirurgjisë Vaskulare ka ndjekur edhe shume trajnime dhe
konferenca kombetare dhe ndërkombëtare ne lidhje me avansimin profesional në fushën e Kirurgjisë Vaskulare
Dr.Jetmir Gashi kryen këto shërbime:
1. Sëmundjet e venave si:
Venat e zgjeruara, të cilat mjekohen me metoda të reja si Radiofrekuenca, operim dhe skleroterapi.
Tromboza e venave të thella dhe sipërfaqësore me trajtim konzervativ dhe operativ.
2. Diagnostifikimi i sëmundjeve të arterieve të qafës, arteriet karotide me EchoDoppler dhe trajtimi kirurgjik i tyre për të prevenuar insultin cerebrovaskular.
3. Shputa diabetike dhe mjekimi ambulantor i komplikimeve të diabetit.
4. Malformacionet vaskulare të ndryshme në gjymtyrë.
5. Diagnostifikimi dhe trajtimi i zgjerimit të Aortës Abdominale.
6. Trajtimi dhe operimi i tumoreve të indeve të buta në gjymtyrë
7.Krijimin e fistulave per Hemodializë
8.Trajtimin e plagëve.